Meri dhe Ariana, dy konkurrentet e spektaklit Love Story në Tv Klan, janë rrëfyer në një intervistë dyshe, ku i janë drejtuar njëra-tjetrës me disa pyetje shumë interesante.

Ato kanë zbuluar në programin “Daily Love Story” me autore Ilda Lumanin, pak më shumë rreth vetes dhe detajeve që publiku nuk i dinte për to.

Ariana e ka pyetur Merin se përse zgjodhi ta gjente dashurinë në Love Story, duke qenë se ajo është edhe shumë e re në moshë.

Ndërkohë, bukuroshja nga Elbasani është prekur, teksa ka rrëfyer se një shtysë për këtë emision ka qenë edhe i ati i saj, i cili e kishte pëlqyer Saimirin për Merin.

Ariana: Pse ke ardhur në këtë lloj programi për të gjetur dashurinë e jetës, sidomos në këtë moshë?

Meri: Në rradhë të parë kam ardhur këtu për të njohur vetën, ta sfidoj sepse e shoh si një sfidë. Gjithashtu, pata një shtysë nga im atë për të ardhur këtu pasi ai e pëlqeu Saimirin dhe si çdo prind që do të shohë fëmijën të lumtur, mendoi që unë do të gjeja lumturinë këtu, por do ia lëmë kohës.

Ariana, mendimi i parë që ke pasur për mua?

Ariana: Mendimi i parë që kam pasur për ty nuk ka qenë i keq, por edhe i mirë jo, sepse kur të kam parë për herë të parë, kemi qenë gjysma e vajzave kur po bënim prezantimet dhe ti ke ardhur e fundit. Ne kemi qenë të gjitha duke bërë humor dhe ti ke ardhur dhe u ule në një tavolinë tjetër.

Kur vjen dikush dhe e gjen tavolinën shtruar, flet…si je…Kjo thashë qenka mendjemadhe. Por me kalimin e kohës kam simpati, je e urtë e butë, pozitive.

Meri: Në takimin e parë, duke qenë se jam pak e ndrojtur nuk e pata atë guximin të afrohesha sepse ju pashë aty të gjithave sikur njiheshit dhe kur erdha aty se si mu duk. Nuk e dija si do reagonit ju.

Ariana: Çfarë do ishte diçka që do të të linte ty të lije emisionin?

Meri: Nëse dikush do të shkelte dinjitetin tim. Kur dikush do të prekte pikën time të dobët.

Pse qëndron kaq e egër në fytyrë? Më ndodh shpesh të të shoh si e nervozuar, si me nerva…

Ariana: Nuk je e para që ma thua këtë gjë. Nuk është se kam diçka me ty apo me vajzat e tjera. Unë jam shumë e dashur, por pjesën e seriozitetit e kam në fillim. Por kur më njohin ndryshojnë mendim.

Meri, çfarë është dashuria për ty?

Meri: Dashuria për mua është gjithçka, pa dashurinë jeta do të ishte e zymtë.

Çfarë të pëlqen dhe nuk të pëlqen tek unë?

Ariana: Më pëlqen që je një vajzë e qeshur, e dashur dhe ke një stil të veçantë. Çfarë nuk më pëlqen është që i’u beson shumë njerëzve. Kam dashur që në fillim t’i flisja Merit për disa gjëra por nuk kam pasur afrimitetin dhe kur pimë kafe, i thashë që nuk duhet të jesh aq e afrueshme dhe t’u besosh njerëzve.

Meri: Ariana, mendon se unë shkoj me Saimirin?

Ariana: Nuk është se ti nuk shkon me Saimirin, por unë shkoj më shumë./tvklan.al