Spektakli Love Story në TV Klan u shoqërua me atmosferë festash teksa Saimiri dhe vajzat kaluan disa çaste bashkë duke shkëmbyer dhuratat e fundvitit.

Vajzat kanë folur për programin “Daily Love Story” rreth ndjesive të tyre për këto festa, teksa Meri u shpreh se ky vit ka qenë ndryshe për të.

Veç të tjerash Meri tregoi se ky ka qenë një vit i vështirë pasi i’u desh të përballej me humbjen e të atit.

“Ndihem mirë. Jemi në prag festash dhe sigurisht që të gjithë gëzojnë dhe festojnë, por për mua është pak ndryshe ky vit dhe po përpiqen që të ambientohem në atmosferën që është krijuar.

Viti që po lëmë pas ishte një vit tepër i vështirë për mua pasi m’u desh që të përjetoja humbjen e babit. Gjatë vitit patëm vështirësi.

Ajo gjithashtu dha një urim edhe publikun dhe të afërmit e saj.

“Për vitin e ardhshëm uroj që të jetë një vit sa më i shëndetshëm dhe i lumtur për mua, familjarët e mi dhe të gjithë njerëzit.

Uroj të realizoj ëndrrat e mia, të nis shkollën dhe të arrij sukses në karrierën time. Dhe pse jo, të dal me sa më shumë trëndafila nga këtu. Uroj mos të kalojmë më këto dallgë që kaluam këtë vit”, theksoi Meri./tvklan.al