Këtë javë asnjë prej shenjave nuk merr 5 yjet e astrologes Meri Shehu. Vazhdon të jetë dominonte lëvizja e Marsit në shenjën e Demit që do të ndikojë fort tek shenjat dhe tek xhepat. Megjithatë, në drejtime të tjera, ka zhvillime të mira, me të cilat astrologia, si çdo të hënë në “Rudina” në Tv Klan, i shpjegon për secilën shenjë.

Dashi – 3 yje

Do tentojë në çështjet ekonomike, por do kenë shpenzime më të mëdha dhe do ndiejnë një lloj presioni. Mërkuri në Gaforre iu jep mundësi për marrëdhënie familjare të mira, kontakte familjare dhe marrëveshje të rëndësishme me njerëz të afërt.

Demi – 2 yje

Pavarësisht se Marsi në shenjën e tyre nuk i vë veç në krizë vetëbesimi, i dëmton ekonomikisht dhe do i vendosë nën trysni, mund t’i bëjë edhe pak xhelozë sepse Marsi është zotërues, inatçi dhe Demat janë kokëfortë e temperaturat të nxehta. Do iu kujtoja të jenë pak të vëmendshëm e të qetë. Mërkuri në Gaforre do japë një tendencë të mirë për ata që merren me biznese të verës, ujërave e turizmit që mund të kenë një lloj rikuperimi.

Binjakët – 3 yje

Kanë Afërditën në shenjën e tyre dhe kanë mundësi të luajnë, të njihen, flirtojnë, dalin e udhëtojnë por të knë kujdes një çështje shëndetësore, prapaskenë ose debat të lidhur me punën.

Gaforrja – 4 yje

Marsi në Dem i bën impulsivë sepse pavarësisht se do shpenzojnë, do gjejnë mënyra të tjera për të mbrojtur krahët. Do kenë miq e shokë që do i mbështesin, përkrahin dhe në momente të vështira do jenë të tjerët që do shpenzojnë më shumë për ta. Mërkuri në shenjën e tyre i bën më komunikativë dhe do jenë një nga shenjat që do udhëtojnë më shumë këtë periudhë vere.

Luani – 2 yje

Marsi në Dem i fut në disa inate me njerëz të afërt të familjes, bizneset familjare ose në një rrugë pa krye. Përveç ekonomisë dhe marrëdhënieve familjare në çift që janë pak të vështira, përsëri do dinë të lëvizin. Marsi i dëmton në çështje ekonomike, por në veprimtari, formën fizike, si do veprojnë apo zgjuarsisë, do jenë në një rang të mirë.

Virgjëresha – 3 yje

Një verë shumë të mirë, vazhdon ekonomia. Marsi në Dem nuk tenton të përballet fuqishëm, do e kenë aleat. Nëse bashkëpunoni me Demat në këtë periudhë kini kujdes sepse duan të marrin zotërimin, të evidentohen dhe mund të bëjnë gabime ekonomike që mund t’ju kushtëzojnë juve.

Peshorja – 2 yje

Shenja që do ketë më shumë shpenzime gjatë kësaj periudhe. Kjo javë do japë goditjen e parë të shpenzimeve dhe dëshirave të mëdha që do kenë për të shpenzuar. Kjo do të thotë që nuk do t’i gjejnë ose do stresohen shumë për t’i gjetur, do jenë të pakënaqur me gjërat që do japin e marrin, por Marsi në Dem ia bën këtë tendencë. Mërkuri në Gaforre jep kontakte me jashtë dhe do udhëtojnë.

Akrepi – 3 yje

Megjithëse do bëhen më të shkathët, zotërues e sulmues, do flirtojnë të parët dhe do marrin iniciativën,  por përballë tyre do kenë një partner më të fuqishëm. Gjithë kjo fuqi mund të ndezë shumë pasione, zjarre, por edhe inate.

Shigjetari – 2 yje

Do kenë probleme me punën, ekonomia e lidhur me punën, shëndeti, një vështirësi në komunikim nuk do merret siç është. Të kenë kujdes nga aksidentet, mënyra si përdorin gjymtyrët e tyre.

Bricjapi – 3 yje

Janë në një parajavë të mirë, do jenë në një javë akoma më të mirë, por Marsi në Dem i thotë që duhet të vendosin kufi në një marrëdhënie të lidhur me jashtë, me një partner ose një partner profesional. Nuk duhet të pranojnë menaxhimin e ndërmjetëm, të dalin më protagonistë.

Ujori – 3 yje

Do jenë shumë aktivë në shtëpi dhe do japin më shumë energji se sa duhet, jo kaq shumë jashtë. Nëse roli i tyre është në një biznes ose marrëdhënie familjare, kjo do iu bëjë mirë sepse do kenë intuitën dhe forcën për të menaxhuar e fituar.

Peshqit – 3 yje

Duhet të jenë të kënaqur sepse planetët janë gjithandej dhe po rrotullohen, por nuk do përdorin ndjenjën, emocionet e fantazinë, por logjikën. Në momentin që kjo ndodh, sidomos në marrëdhnëiet personale e në punë, dalin nga natyrshmëria e tyre dhe do jenë më shumë komunikativë se sa ndjesorë. Kjo ndoshta nuk do japë rezultatet që priten sepse janë më shumë me intuitë se sa me logjikë./tvklan.al