Meri Shehu: Si arrita të bëhem astrologe në Greqi dhe aftësia ime mistike për të parashikuar





Meri Shehu: Si arrita të bëhem astrologe në Greqi dhe aftësia ime mistike për të parashikuar

19:19 04/07/2022

Meri Shehu flet për të gjitha shenjat, por rrallë për veten e saj. Në programin “Rudina” në Tv Klan ku si çdo të hënë na njeh me parashikimin, astrologia rrëfeu pak edhe për këtë aftësi të saj. përpara se të ishte astrologe, Meri thotë se ka menduar profesione të tjera, megjithatë duket se kjo fushë paska qenë thirrja e saj e vërtetë.

Rudina Magjistari: Se nuk të kam pyetur ndonjëherë, kërkon të ketë një aftësi të veçantë një astrolog për t’u bërë i tillë, duhet të ketë diçka të lindur apo thjeshtë mjafton të studiojmë?

Meri Shehu: Jo, ka diçka të lindur, sepse dhe kur bëjmë një profesion të veçantë në fillim duhet ta pëlqejmë ose të kemi aftësinë dhe talentin për ta bërë dhe fatin për t’ju përshtatur.

Rudina Magjistari: Ti para se të bëheshe astrologe, e ndiqje horoskopin nga të tjerë, e kujton këtë momentin?

Meri Shehu: Në atë kohë kur kam qenë unë e re, e re jam akoma, por në kohën e adoleshencës s’ekzistonte ose në ndonjë në një mesazh të fshehtë.

Rudina Magjistari: Si vendose të bëheshe astrologe?

Meri Shehu: Rastësisht, zakonisht ajo të lidh. Duke qenë se nuk e ke fare as në mendim. Gjithmonë mendonim të bëheshim avokat, mjek, këto kanë qenë profesionet…mësues. Unë kam jetuar 15 vjet në Greqi dhe atje rastësisht u lidha me astrologjinë, bëra dhe shkollën astrologjike atëherë dhe iu përshtata si Akrep që jam, mistikes, energjive. Si ashendente Shigjetar ta jap këtë si mesazh dhe ky është një mesazh filozofik por që bëhet dhe praktik sepse edhe në librat e shenjtë thuhet fati është i shkruar në yje. Pra është shkollë, meditim, aftësi personale, profesionale dhe përkushtim./tvklan.al













Të ngjashme