Planetet kanë nisur të lëvizin dhe të ndiejnë energjinë e Verës, por prapavija e Mërkurit do vazhdojë të jetë e pranishme deri më 3 Qershor. Ndonëse parashikimi për shenjat këtë javë duket disi më optimist, Meri Shehu është treguar e ashpër me vlerësimin e yjeve në “Rudina” në Tv Klan. Lëvizja e Mërkurit tashmë në prapavijë nga Binjakët në Dem nxit problemet ekonomike ndaj tregoni vëmendje ndaj këtij aspekti.

Meri Shehu: Do jetë java më energjike, e zhurmshme, me kontakte sepse planetet kanë dëshirë të lëvizin. Lidhja e Marsit në Peshk me Plutonin në Bricjap është gjashtëkëndore dhe sjell zbulime të rëndësishme, gjetjen e disa të vërtetave dhe zbardhjen e detajeve. Shenjat e kryqit të lëvizshëm: Peshk, Shigjetar, Virgjëreshë dhe Binjak do kenë një zbulim të bukur në jetën e tyre, një ndriçim të ri.

Mërkuri i kundërt që shumë njerëz i lodhi kthehet i drejtë në 3 Qershor por sot ka hyrë në Dem dhe ndikon 10-ditëshin e tretë të shenjave të kryqit të qëndrueshëm: Dem, Ujor, Akrep dhe Bricjap, lidhet me paratë, ekonominë që do sjellë pasiguri në ekonomi. Dielli ka hyrë në Binjak dhe ka më shumë vitalitet, energji, rini, freski dhe rrezaton shumë. Janë shenjë që komunikojnë bukur. Ide, zjarr, iniciativa të mira. Disa çështje që lidhen me ekonominë, të fshehtat, sigurinë, shëndetin, jetën dashurore do jenë në pikëpyetje deri më 3 Qershor.

Dashi – 3 yje

Dielli në Binjak i jep ide, reformime, udhëtime, kontakte e ngritje në karrierë, por Mërkuri i kundërt në Dem i kthen pas në jetën ekonomike e personale. Do hasin disa vonesa dhe ngatërresa gjatë kësaj jave.

Demi – 2 yje

Mërkuri i kundërt në shenjën e tyre i jep një drejtim që s’e kishin llogaritur, ndihen të pasigurt. Disa probleme të jetës personale rikthehen. Pavarësisht se do shkëlqejnë në disa ide e plane, do kenë një lloj regresi që çdo gjë lulëzon por nuk kanë optimizmin e duhur për ta shfrytëzuar. Është një mësim karmik.

Binjakët – 3 yje

Dielli në shenjën e tyre, largimi i Mërkurit të kundërt shkoi në çështjet e punës, prapaskenat, aty ku iu dhemb më shumë. Ndaj problemet e paqartësitë rikthehen si një ëndërr e keqe, pasiguri e brendshme e nuk do ndihen kaq në formë sa rrezatimi i diellit në shenjën e tyre.

Gaforrja – 2 yje

Gaforret e ndjeshme ndikohen nga ikja e Mërkurit të kundërt dhe disa pika ku mbështeteshin nuk janë më të forta dhe diskutohen.  Miq, shokë, njohje të fundit duhet t’i ekzaminojnë dhe do zhgënjehen nga disa persona që rezultojnë se nuk janë siç duken. Korniza e gjerë është një tablo e bukur.

Luani – 3 yje

Shenja energjike e zjarrit, por 10-ditëshi i tretë do hasë probleme me punën e eprorët. Do jenë njerëz me pushtet e kockë të fortë dhe do rivendosen në një pozicion jo komod në karrierë e çift. Dielli në Bbinjak iu jep ide, freski, udhëtime, kontakte ndërsa Jupiteri në Dash iu jep dashuri të paparë, por të kenë në vëmendje çështjet e karrierës.

Virgjëresha – 4 yje

Mërkuri i kundërt vazhdon por hyn në një shenjë më miqësore që është Demi dhe nisin problemet me udhëtimet, kontakte me jashtë, por nuk janë probleme thelbësore. Marsi në Peshk lidhet me Plutonin dhe gjen një aleancë të fortë, zbulojnë ose ndihmohen në diçka të rëndësishme që do i bëjë të ecin përpara në këtë antagonizëm të madh.

Peshorja – 3 yje

Do merren shumë me çështjet ekonomike dhe do vihen në një lulëzim që ka të bëjë me veten e tyre. Mërkuri i kundërt në Dem iu jep shanse të favorizojnë çfarë është thelbësisht e tyre e të fokusohen tek vetja. Dielli në Binjak iu jep mundësi kontaktesh e udhëtimesh të këndshme.

Akrepi – 2 yje

Ata të 10-ditëshit të tretë iu kthehet Mërkuri në Dem përballë shenjës së tyre dhe provokon marrëdhënie jo shumë të qeta në çift ose bashkëpunime të ndryshme. Rikthehen njerëz nga e kaluara. Ata që duan të fillojnë një dashuri ose kanë projekte të rëndësishme do ndodhë një mrekulli që  do realizojë një qëllim të madh.

Shigjetari – 2 yje

Mërkuri në Dem iu sjell probleme shëndetësore dhe me punën. 10-ditëshi i tretë do hasë vështirësi në kontakte, ekzaminime shëndetësore, rikthimi në punë, rishikimi i një kontrate, derisa të arrijnë në finish nuk do jenë rehat. Dielli në Binjak i jep prioritet partneres dhe pavarësisht filozofisë, do ketë përparësi prakticiteti.

Bricjapi –  3 yje

Do duan të merren me shumë punë, do hapin rrugë por nuk dihet se sa do arrijnë të zënë një themel. Mërkuri i kundërt në Dem iu sjell disa probleme në jetën erotike ose në një njohje që kanë pasur. Ata që kanë fëmijë dhe kanë lindur në 10-ditëshin e tretë mund të kenë disa probleme.

Ujori – 3 yje

Vazhdojnë të jenë më inteligjentët për këtë muaj. Do shkëlqejnë në ide, do kenë lojëra, aktivitete, ide, por do jenë si fëmijët dhe do merren me gjëra jo të nivelit të tyre. Do shkëlqejnë në fushën ekonomike. Ata të 10-ditëshit të tretë mund të kapin një pre shumë të rëndësishme të këtij aspekti.

Peshqit – 1 yll

Dielli në Binjak i merr gjithë shkëlqimin e karrierës, një fushë që ata e duan shumë. Ata që kanë marrëdhënie me shtetin do iu ikin të gjitha fantazitë dhe nuk do gjenden në ujërat e tyre. Të shtyjnë ose të mos përfshihen në punë që tejkalojnë kompetencat e tyre./tvklan.al