E ftuar në emisioni  “Rudina” në Tv Klan, ka qenë astrologia e njohur Meri Shehu, e cila ka rrëfyer se si do jetë stina e vetës për këtë vit dhe cila nga shenjat e horoskopit merr më shumë iniciativa dhe i pëlqen të udhëtojë.

“Shigjetarët janë shenjat qe marrin me shume iniciativa. Nuk ka Shigjetar që nuk do merrte një iniciativë për të vajtur kudo qoftë me Mërkur të kundërt qofte me Mërkur jo të kundërt. Aventurat, kërkimi i së resë, njohja e kulturave të huaja është si prioritet për ta, kështu që Shigjetarët janë ata që do marrin flamurin dhe këtë herë për të lëvizur. Një shenjë që nuk lodhet kurrë së udhëtuari, ose nëse ti i thua hajde të udhëtojmë, do lerë çdo punë, çdo përgjegjësi dhe nuk është nga ata njerëz që thotë prit të rregullojmë një herë gjërat e tjera pastaj të lëvizim.

Një nga shenjat e tjera do jenë dhe Binjakët. Është një nga shenjat që nuk do i thoshte jo udhëtimeve, por në krahasim nga Shigjetarët që duan të udhëtojnë larg, Binjakëve i pëlqejnë këto vendet e afërta. Nuk përjashtojmë as Dashët që janë të zjarrtë për të udhëtuar, por janë tipa sportivë që do marrin malet dhe gjëra të tilla që të bëjnë dhe sport”, është shprehur Meri Shehu. /tvklan.al