Tashmë është bërë pjesë e rutinës së përditshme trajtimi i lëkurës në darkë përpara gjumit duke nna lënë ndjesinë e pastërtisë, por disa insekte nuk largohen kurrë prej aty.

Merimanga Demodex është një araknid mikroskopik që jeton në lëkurën tonë, më saktë në poret e saj ku ushqehen nga sebumi që prodhojnë. Ka dy lloje të këtij mikroorganizmi, ku njëri rritet pak më shumë se tjetri, por janë të padukshëm për syrin e njeriut sepse madhësia e tyre maksimale shkon në 0.4 mm.

1.5-2.5 milionë prej tyre ndodhen në çfarëdo momenti në lëkurën tonë dhe ne i transferojmë ata tek çdo njeri që takojmë. Ndonëse janë përshtatur për të jetuar në lëkurën e njerëzve, ne i marrim ata prej prindërve tanë nga kontakti i parë që kur lindim. Gjithashtu, një tjetër mënyrë është nga njerëzit që përqafojmë apo partneri.

Gjithsesi, nuk ka arsye për t’u trembur prej tyre sepse jetëgjatësia mesatare e Demodex është rreth 20 ditë. Pavarësisht kësaj, ata shfrytëzojnë kohën dhe riprodhohen me gjininë e kundërt në hyrje të poreve tona duke lëshuar deri në 24 vezë secilën herë.

Gjatë kohës që ne jemi në gjumë, këta araknidë dalin në sipërfaqe dhe lindin vezët e tyre. ushqimi kryesor i tyre janë qelizat e vdekura të lëkurës, por grumbullimi i Demodex në një zonë tëcaktuar mund të shkaktojë edhe sëmundje si rosacea.

Megjithatë, merimangat e vogla janë të padëmshme dhe mund ta vazhdojmë ditën tonë të pashqetësuar për ekzistencën e tyre./tvklan.al