Krifca: Një nga prioritetet kryesore të ministrisë

Markata e peshkut në Vlorë, në afërsi të Portit të Peshkimit, do të jetë qendra e re e tregtimit të produkteve peshkore në këtë zonë. Punimet në këtë godinë i ndoqi nga afër Ministrja e Bujqësisë Frida Krifca, e cila shtoi se të tilla markata në standartet e BE-së janë garanci edhe nga pikëpamja e sigurisë ushqimore.

Krifca shtoi se ndërtimi i markatave të peshkut është një nga prioritetet e Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.

Markata e Vlorës do të jetë pika kryesore e shitjeve me shumicë dhe e eksporteve të produkteve peshkore të Vlorës. Ajo do të jetë e pajisur me numër CEE, që mundëson që prodhimet e saj te tregtohen edhe në vendet e Bashkimit Europian.

Tv Klan