Me një rritje prej 5 % krahasuar me vitin 2020, 2021 ishte edhe ai që solli sërish lëvizjeve të shumta të futbollistëve nga njëra skuadër në tjetrën. Sipas raportit global të transferimeve të FIFA-s, thuhet se gjatë vitit që lamë pas, merkato e futbollistëve dhuroi një shifër totale prej 54.739 nënshkrimesh.

Rreth 19 mijë i takojnë futbollit profesionist tek meshkujt dhe femrat, ndërsa pjesa tjetër atij amator. Në futbollin profesionist u përfshinë 4.544 klube që i përkisnin 185 shoqatava të ndryshme dhe përfshinin lojtarë të 179 kombësive. Megjithatë, ngurtësia ishte tek pagesat për kartonin e tyre.

Për të dytin vit radhazi u ndal në 4 milionë e 865 mijë dollarë, që është një rënie prej 13.6% krahasuar me vitin parardhës dhe 33,8% krahasuar me nivelin më të lartë të të gjitha kohërave. Futbolli i femrave vazhdon të rritet në mënyrë të qëndrueshme. Ndryshe nga meshkujt, shpenzimet totale të transfertave për futbollistet femra u rritën me 72.8%, nga 1.2 në 2.1 milionë dollarë. Gjermania është vendi që i beson më shumë futbollistëve të rinj dhe të prespektivës me rreth 7 mijë lëvizje nga 35 mijë në total.

Klan News