Ditët e fundit klubet e Superligës janë bërë shumë aktive në merkato, duke afruar futbollistë të rëndësishëm. Nga Vllaznia kryesuese dhe deri tek Apolonia e vendit të fundit, skuadrat po mundohen të kolaudohen për pjesën tjetër sezonit.

Pavarësisht afrimeve, shumë klube ende janë pranë blerjeve të tjera. Vllaznia po përpiqet të marrë futbollistë nga ata të rritur në akademinë e Milanit, afrimi i sulmuesve Avdijaj dhe Cise duket se ka zgjidhur situatën për repartin e avancuar dhe tashmë po mendohet për mesfushën ndaj Emir Murati mendohet si përforcimi i fundit. Murati, vetëm 20 vjeç, me pasaportë kroate, është formuar si futbollit në Itali.

Tirana, pasi ka prezantuar Seferin dhe mbrojtësin nga Bregu i Fildishtë, 20 vjecarin Behirhatçe, kërkon një sulmues. Presidenti Halili konfirmon se është në bisedime me një lojtar të CSKA së Sofjes dhe shumë shpejt mund të konkretizohet.

Pas zhbllokimit të merkatos Partizani mori Muratajn nga Bylisi, mund të marrin edhe Mëllugjën po nga ky ekip. Të kuqtë presin gjithashtu edhe Ferhan Hasanin, lojtar me shumë përvojë.

Nga Teuta u largua Rubin Hebaj, por menjëherë durrsakët prezantuan Sebino Plakun, që la Kastriotin. Një sulmues me shumë eksperiencë që pritet të jetë vendimtar për Teutën. Ndërsa Kukësi, pasi largoi Kenan Horiç, kërkon dy mbrojtës maqedonas, atë të Vardarit, Viktor Velkoski, si dhe kapitenin e Sileksit, Angelçe Timovski.

Ndërsa Skënderbeu goditi me 4 lojtarë njëherësh: Vangjel Zguro rikthehet në Superligë, ndërsa spikasin dy të rinj të rritur te Shkëndija e Tetovës: Melo Bajrami dhe Leard Sadriu. Mbrojtësi nga Afrika Abbey mbetet për t’u parë.

Tv Klan