Igli Tare ende nuk është zyrtarizuar si drejtor sportiv i Milanit, por në Itali e bëjnë të kryer. Madje mediat kanë zbuluar edhe objektivat që po ndjek shqiptari për merkaton e verës.

Tare është pajtuar me drejtuesit e tjerë, për të afruar në ekip lojtarë kryesisht italianë. Objektivi i parë është zgjedhja e trajnerit dhe në emri i parë që po studiohet është ai i Vicenzo Italiano.

Tekniku aktual i Bologna-s ka lënë përshtypje pozitive te kuqezinjtë, të cilët duan t’i besojnë atij projektin e ringritjes.

Sipas “Sportmediaset”, në listën e Tares janë edhe lojtarë nga Bologna. I pari është Dan Ndoye, i cili ndiqet edhe nga Juventusi. Një tjetër lojtar që ndiqet është edhe Jens Odgaard.

Te Milani pritet të ketë ndryshime në repartin e mbrojtjes, ku përflitet për largim të Tomori-t dhe Thiaë. Për këtë repart, Tare ndjek emra si Gila i Lazios, apo edhe Comuzzo, Leoni e Coppola.

Në rast largimi të Theo Hernandez, do të fillonte ofensiva për Destiny Udogie. Për sulmin ndiqet Lorenzo Lucca, i cili shihet si zëvendësuesi i Gimenez. Një emër intrigues për tifozët është Sergej Milinkovic-Savic, ndoshta goditja më e madhe nga Tare te Lazio.

Këto emra për momentin qarkullojnë në mediat italian, por ende nuk ka diçka zyrtare, sepse Tare akoma nuk ka hedhur firmën në kontratë.

/tvklan.al