Ekipet shqiptare kanë afruar 1221 lojtarë nga jashtë

Sipas sistemit të FIFA-s në Shqipëri gjatë 10 viteve të fundit ka patur 1221 futbollistë në hyrje dhe 588 në dalje. Klubet shqiptare gjatë kësaj periudhe më shumë kanë përfituar se kanë shpenzuar për pagesa ndaj skuadrave jashtë vendit për të marrë kartonin e lojtarit. 8.2 milionë dollarë janë hyrjet në arka në kundrejt 1.3 milionë dollarë për harxhimet.

Kukësi është një nga ekipet që afroi më shumë lojtarë pa kontratë gjatë 10 viteve të fundit. Një raport i FIFA-s e vendos të 15 në një listë të gjatë ku në këtë periudhë mori 93 futbollistë të lirë. Një numër kaq i lartë lojtarësh mund të ndërtosh 4 skuadra nga e para. Në këtë mënyrë Kukësi ka kursyer paratë për transferimet nga një ekip tjetër.

Në total gjatë periudhës 2011 deri në 2020 në të gjithë botën janë shpenzuar mbi 48 miliardë dollarë për më shumë se 133 mijë lëvizje lojtarësh profesionistë.

Tv Klan