Merkato shqiptare, 6 largime te Tirana


Merkato shqiptare, 6 largime te Tirana

18:10 11/08/2020

Kukësi në alarm për sulmues para Europa League

Pasi njohën kundërshtarët në Europë, tek Kukësi dhe Tirana nisën lëvizjet zyrtare në merkato. Bardheblutë nuk do të kenë më pjesë të tyre disa lojtarë. Erando Karabeci, Edvan Bakaj, Edon Hasani, Mario Morina, Lancinet Sidibe dhe Ismael Dugna. Kampionët falenderuan këta lojtarë për kontributin e tyre në këtë sezon të rëndësishëm.

Bardheblutë janë dislokuar në Pogradec ku po përgatisin jo vetëm ndeshjen në kualifikueset e Champions League, por duhet të jenë gati për sezonin edhe pse të gjitha skuadrat duket se nuk do të zbresin në fushë më 12 Shtator.

Mësohet se trajneri Egbo ka kërkuar menjëherë që futbollistët të jenë të përkushtuar në seancat stërvitore. Një sezon i stërzgjatur dhe pak ditë pushim kanë ndikuan jo vetëm në fizikun e lojtarëve.

Kukësi gjendet në Bajram Curri për fazë përgatitore. Reparti i sulmit është dëmtuar nga largimi i Shkurtajt, Abazajt dhe Ethemit kështu që zgjidhje situatës pritet nga përshtatja e shpejtë e Albin Gashi dhe Patrik Eze, pasi mbeten pak ditë nga përballja me Slavian e Sofies për kualifikueset e Europa League.

Në mesfushë është bashkuar Bruno Telushi. Vlonjatit iu komunikua se nuk ishte më pjesë e planeve të Partizanit. Ilir Daja nuk do të ketë as Boldor, Solomon, Trashin, Hakajn dhe Bilalin. Partizani ka luksin të tregohet më i matur në merkato pasi nuk ka impenjime në Europë.

Tv Klan



Të ngjashme