Merkel do të bisedojë me Kurtin



Merkel do të bisedojë me Kurtin

09:01 17/05/2021

Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel do të zhvillojë të hënën pasdite një videokonferencë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Zëdhënësi i qeverisë gjermane, Steffen Seibert bëri të ditur se biseda do të përqendrohet shumë fort në kursin e reformave në Kosovë.

Më tej bashkëbiseduesit do të diskutojnë për procesin e afrimit të Kosovës me Bashkimin Evropian si dhe për dialogun e ndërmjetësuar nga BE midis Kosovës dhe Serbisë./DW







Të ngjashme