Kancelarja gjermane, Angela Merkel ka kërcënuar se Berlini mund të tërheqë të gjithë ushtarët nga Turqia, pas refuzimit të Ankarasë ndaj deputetëve gjermanë për të vizituar bazën ushtarake të Incirlikut.

Turqia nuk lejoi deputetët gjermanë të vizitojnë ushtarët në bazën Incirlik, të cilët po shërbejnë në luftën kundër ISIS-it si pjesë e një misioni të NATO-s.

Merkel tha se ishte “thelbësore” që komiteti gjerman i mbrojtjes të vizitonte 270 ushtarët gjermanë në Incirlik,  afër kufirit me Sirinë.

“Ne do të vazhdojmë të flasim me Turqinë, por paralelisht ne do të duhet të shikojmë për rrugë të tjera të përmbushjes së mandatit tonë.”

“Kjo nënkupton shikimin për alternativën e Incirlikut dhe një alternativë mes të tjerash është Jordania.”

Fundjavën e kaluar, Turqia i dha refuzimin e fundit kërkesës gjermane për vizitë në bazë, një temë e diskutuar prej më shumë se një viti. Arsye për refuzimin e Ankarasë është bërë azili që Gjermania ka u ka dhënë disa të akuzuarve për pjesëmarrje në grushtin e dështuar të shtetit në Turqi 15 korrikun e vitit të kaluar.

Ndërkohë, zëdhënësja e ministrisë gjermane të mbrojtjes, Jens Flosdorff, tha se Berlini po shikonte mundësinë e zhvendosjes së avionëve luftarakë dhe të furnizimit në një tjetër shtet.

Kjo është përplasja e fundit mes Turqisë dhe Gjermanisë. Vitin e kaluar Ankaraja u refuzoi vizitën gjermanëve pasi Bundestagu votoi për njohjen e gjenocidit ndaj armenëve.

Më herët kë të vit pati edhe përplasje pas refuzimit të lejeve për mitingje në Gjermani të ministrave turq.

Përgjatë viteve të fundit, trupat Gjermane në Turqi kanë qenë pjesë edhe e skuadrave që kontrollonin sistemet anti-raketë, që synonin të mbronin territorin turk nga bombat e terroristëve të ISIS-it. /tvklan.al