Kancelarja gjermane: Ukraina duhet të mbetet vend tranzit për gazin rus

Kancelarja gjermane, Angela Merkel e ka bërë të qartë qëndrimin e saj lidhur me gazjellësin rus ku ajo tha se Ukraina duhet të vijojë të jetë një vend tranzit i gazit rus.

Deklarata e saj vjen pas vizitës në një sërë kryeqytetesh evropiane përpara se të largohet nga posti i Kancelares.

Unë e kam bërë të qartë se është shqetësimi ynë që Ukraina të mbetet një vend tranzit për gazin rus. Dhe veçanërisht marrëveshja jonë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka si qëllim të sigurohet që Ukraina do të vazhdojë të jetë vend tranzit pas skadimit të traktatit të  tranzitit aktual të gazit i cili përfundon në 2024”, tha Merkel gjatë konferencës së përbashkët për media me kryeministrin e Polonisë, Mateusz Moraëiecki .

Sidoqoftë, në vizitën e saj në kryeqytetin e ekonomisë më të madhe në zhvillim të Evropës, vendosmëria e saj për të përfunduar gazsjellësin Nord Stream 2 në Rusi i ka prishur marrëdhëniet. Ukraina dhe Polonia e kundërshtuar vazhdimisht këtë projekt i cili duket se e ka ndarë Evropën.

Tubacioni vendos Gjermaninë, ekonominë më të madhe të BE -së, kundër kombeve të Evropës Qëndrore dhe Lindore, disa prej tyre anëtare të BE -së, të cilët thonë se  përfundimi i projektit të gazsjellësit rus do të rrisë varësinë e bllokut nga gazi rus.

Turneu i lamtumirës së Kancelares gjermane do të vazhdojë javën tjetër, ku ajo do të qëndrojë në Serbi, Shqipëri dhe Francë.

Më 14 Shtator, Merkel do të qëndrojë në Tiranë ku do të takohet me Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.

Klan News