Ish-kancelarja gjermane Angela Merkel ka mbrojtur politikën e saj ndaj Rusisë përpara pushtimit të Ukrainës në Shkurt.

Gjatë një interviste ish-kancelaria deklaroi se ajo nuk e kishte më fuqinë të ndikonte tek presidenti rus Vladimir Putin.

Sipas BBC, ajo tha se ishte përpjekur të krijonte hapësirë për bisedime mes presidentit rus dhe atij francez Emmanuel Macron në verën e vitit 2021.

“Por unë nuk kisha pushtetin për të arritur qëllimet e mija. Vërtet të gjithë e dinin, në vjeshtë do të largohesha”, tha ajo.

Pas katër mandatesh si kancelare, Merkel u largua nga detyra në Dhjetor të vitit 2021. Ajo bëri një vizitë të fundit në Moskë në Gusht 2021.

Në një intervistë pas takimit të fundit ajo u shpreh se për Putinin, vetëm pushteti ka rëndësi./tvklan.al