Kancelarja gjermane Angela Merkel në një konferencë shtypi me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka thënë se bisedime të rëndësishme po mbahen në Bruksel dhe se Serbia luan një rol kyç si në aspektin e Kosovës dhe Bosnjë dhe Hercegovinës.

Merkel theksoi se Ballkani Perëndimor është në krye të rendit të ditës së Presidencës Bullgare të BE-së dhe se tema e takimit të sotëm është bashkëpunimi midis Gjermanisë dhe Serbisë, por edhe marrëdhëniet në rajon.

Ajo theksoi se Presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, i cili ishte mysafir i sesionit të mbyllur të qeverisë federale, foli për rëndësinë e Ballkanit Perëndimor në Berlin.

“Federica Mogherini, Përfaqësuesi i Lartë i BE, po mban bisedime shumë të rëndësishme, ku Serbia luan një rol sa i përket Kosovës, dhe Bosnjës, dhe është shumë e rëndësishme që të kemi bashkëpunim të ngushtë”,

tha Merkel.

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç po qëndron në Berlin me ftesë të kancelares gjermane./Klan Kosova.