Merkel shkon në Moskë

Merkel shkon në Moskë

20:37 11/01/2020

Kancelarja gjermane Angela Merkel është në Rusi për një vizitë zyrtare në lidhje me krizën e krijuar mes SHBA-së dhe Iranit. Këtë pasdite ajo u prit nga Presidenti rus Vladimir Putin.

Tema kryesore e diskutimit ishte tensioni mes Iranit dhe Shteteve të Bashkuara, por edhe lufta në Libi. Përshkallëzimi i tensionit në Libi është në fakt një nga arsyet kryesore të takimit Putin-Merkel, të paktën sipas Ministrit të Jashtëm gjerman, Haiko Maas.

Në lidhje me këtë situatë mendohet se Kancelarja gjermane do të ftojë Putin në një konferencë brenda këtij muaji në Berlin. Moska, në bashkëpunim me Turqinë, ka kërkuar vendosjen e një armëpushimi në Libi nga dita e nesërme.

Kjo vizitë vjen teksa Teherani pranoi sot se ka goditur jo qëllimisht avionin e linjës ukrainase që i mori jetën 176 personave. Ky fakt ka ngritur në këmbë presidentin ukrainas, i cili ka kërkuar ndëshkimin e menjëhershëm të fajtorëve realë.

Kjo është vizita e parë e Merkel në Rusi që nga takimi i saj në vitin 2018 me Putin në Soçi.

Klan Plus



Grupi
LAJMET
Të ngjashme

Grupi