Kancelarja gjermane thotë se e ardhmja e Gjermanisë do të jetë më e sigurt nën drejtimin e Laschet  

Teksa pak ditë na ndajnë nga zgjedhjet elektorale të Gjermanisë kancelarja aktuale Angela Merkel u ka bërë thirrje votuesve gjermanë të mbështesin kandidiatin  e partisë së saj Armin Laschet .

“Qytetarët do të zgjedhin  brenda pak ditësh: ose një qeveri që pranon mbështetjen e partisë Linke me SPD -në dhe të Gjelbërit – ose një qeveri federale e udhëhequr nga CDU dhe CSU me Armin Laschet si kancelar”.

Në rrezik është kursi i ardhshëm i Gjermanisë, ekonomisë më të madhe të Evropës dhe vendit më të populluar, pas 16 vitesh udhëheqje të qëndrueshme, të qendrës së djathtë nën Merkel

“Bëhet fjalë edhe për konsiderata të prekshme ekonomike dhe fiskale të cilat do të përcaktojnë të ardhmen e këtij vendi, numrin e vendeve të punës dhe prosperitetin tonë të përbashkët. Kjo është arsyeja pse, zonja dhe zotërinj mënyra më e mirë përpara për vendin tonë është një qeveria e udhëhequr nga CDU dhe CSU me Armin Laschet si kancelar sepse qeveria e tij do të punojë  për stabilitetin, besueshmërinë, moderimin dhe ekuilibrin që është pikërisht ajo për të cilën ka nevojë Gjermania”.

Sondazhet tregojnë  një rënie të popullaritetit të partisë së Merkel të cilat nuk e favorizojnë aspak Armin Laschet pasi deri më tani nuk ka arritur të bëjë përshtypje tek votuesit gjermanë. Kancelarja Angela Merkel është shprehur më herët se ajo nuk do të kandidiojë më për poste politike.

Më 26 Shtator 2021, të gjithë votuesit me të drejtë në Gjermani do  të votojnë për parlamentin e ri.

Klan News