Kancelarja gjermane Angela Merkel ka uruar sot Presidentin e zgjedhur të SHBA, Joe Biden. Duke dashur të ndryshojë pikëpamjen kritike që kishte për Gjermaninë ish-Presidenti Donald Trump, Merkel tha se Shtetet e Bashkuara dhe Gjermania, si pjesë e BE-së, duhet të punojnë “krah për krah” për të luftuar koronavirusin, ngrohjen globale, terrorizmin  si dhe për të mbrojtur tregtinë e lirë.

Trump më parë e kishte quajtur Gjermaninë “një rob të Rusisë”, pas mbështetjes që kjo e fundit i kishte ofruar Kremlinit lidhur me një marrëveshje të gazsjellësit në Detin Baltik.

Ai, më pas kishte kërcënuar prodhuesit gjermanë të automjeteve me tarifa të larta për makinat e importuara në Shtetet e Bashkuara. Po ashtu, kishte kritikuar Berlinin për mos kontribuimin e duhur në NATO.

Ndërkohë, Merkel në urimin e saj për Presidentin e ri të zgjedhur amerikan,  e cilësoi Biden si një udhëheqës me përvojë që e njeh mirë Gjermaninë dhe Evropën, duke u shprehur me fjalët: “Ne jemi aleatë në NATO, ne ndajmë vlera dhe ineteresa  themelore “./tvklan.al