Një automjet është përfshirë nga flakët e zjarrit teksa ka qenë në lëvizje. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 08:15 në lagjen Nr.4 të qytetit të Durrësit. Policia thotë se makina drejtohej nga 27-vjeçarja me iniciale E.T. në momentin kur u përfshi nga flakët e zjarrit.

Fatmirësisht, drejtuesja mundi të dilte nga mjeti dhe nga zjarri nuk pati asnjë person të lënduar, por vetëm dëme materiale. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të ngjarjes.

/tvklan.al