Një banesë në zonën rrugën e Teleferikut në Tiranë u përshi nga flakët e zjarrit mëngjesin e kësaj të marte rreth orës 06:30.

Mësohet se zjarri në banesën në pronësi të 42-vjeçarit me iniciale G.Ç., në katin e tretë të një pallati.

Në vendngjarje shkuan me urgjencë forcat zjarrfikëse, të cilat bënë të mundur fikjen e zjarrit.

Nga flakët mbeti i dëmtuar lehtë pronari i banesës, por që fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor dhe shërbimet e policisë shkuan në vendngjarje për zbardhjen e rrethanave. /tvklan.al