Një 42-vjeçar ka ndërruar jetë në mënyrë tragjike pasi banesa e tij është përfshirë nga flakët. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Vërdovë të Pogradecit mëngjesin e kësaj të hëne.

Mësohet se viktima është 42-vjeçari Nardi Xhukellari, i cili jetonte i vetëm në katin e dytë të kësaj banese.

Policia ka njoftuar se në vendin e ngjarjes ndodhet grupi hetimor dhe shërbimet e zjarrfikëses.

Gjithashtu po punohet për të përcaktuar shkaqet e rënies së zjarrit dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes./tvklan.al