Një banesë është përfshirë nga flakët e zjarrit mbrëmjen e sotme në orën 23:00 në rrugën “Mikel Maruli” në Tiranë.

Në vendngjarje shkuan forcat zjarrfikëse dhe ato të policisë. Ekipet e emergjencës evakuuan të gjithë banorët e pallatit. Për fat të mirë nuk ka asnjë të lënduar.

Ndërsa zjarrfikësja ka mundur të shuajë flakët e zjarrit. Vijon puna me grupin hetimor për zbardhjen e shkaqeve të rënies së zjarrit.  /tvklan.al