Një banesë në Tiranë ka marrë flakë gjatë mëngjesit të sotëm. Policia e Tiranës bën me dije se nga flakët nuk ka të lënduar por vetëm dëme materiale.

Më datë 14.01.2021, rreth orës 11:30, në rrugën e Teleferikut, në Dajt,  ka rënë zjarr në banesën e shtetasit F.S., ku ka vetëm dëme materiale. Nuk ka probleme për banorët”, sqarohet në njoftim.

Ndërkohë mësohet se grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit./tvklan.al