Dy anëtarë familje në Fushë-Krujë janë dëmtuar pasi bombola që përdornin në banesë mori flakë.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Punëtori”, ku si pasojë e një defekti në bombolën e gazit, banesa u përfshi nga flakët e zjarrit.
Për pasojë u dëmtua pronari E.S. 28 vjeç dhe nëna e tij, L.S. 55 vjeçe, të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
/tvklan.al