Një incident i papritur ka ndodhur ditën e sotme për disa personazhe të njohur të showbiz-it.

Ermal Mamaqi, Inva Mula, Mirela Sula, Vasil Naçi, Hetem Ramadani dhe shumë emra të tjerë të njohur kanë qenë duke udhëtuar mëngjesin e sotëm në drejtim të Tropojës, por gjërat nuk shkuan ashtu si duhet.

Furgoni me të cilin ata ishin duke udhëtuar ka marrë flakë në mes të rrugës.

Para se flakët të përfshinin mjetin, fatmirësisht të gjithë kanë mundur të dalin në kohë prej tij.

Ermal Mamaqi përmes një video në Instagram ka sqaruar ndjekësit se të gjithë janë mirë. Me shaka ai thotë se ishin aq shumë njerëz me energji pozitive brenda furgonit sa ai shpërtheu.

Miq, për shkak të disa lajmeve që janë përhapur. Ju njoftoj që jemi të gjithë mirë. Ishim kaq shumë njerëz me energji pozitive sa shpërtheu furgoni. Jemi rrugës për Tropojë. Gëzuar Bajramin”.

Në videon e publikuar prej tij shihen mjaft qartë dhe flakët e mëdha që kanë përfshirë furgonin./tvklan.al