Një mjet karoatrec ka marrë flakë në orët e para të mëngjesit pranë një servisi në lagjen Nr.1 të qytetit të Sarandës.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:50, ndërsa bëhet me dije se karoatreci është në pronësi të 34-vjeçarit me iniciale A.M.

Mjeti ka qenë i parkuar përpara servisit të 34-vjeçarit kur nisi zjarri dhe pësoi dëmtime në rrotën e parë të kahut të majtë.

Dyshohet se zjarrëvënia ka qenë e qëllimshme, thotë policia, pasi nga kqyrja e kamerave është vënë re një shtetas i cili është afruar pranë servisit. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e kapjen e autorit. /

tvklan.al