Një makinë e cila ishte në lëvizje u përfshi nga flakët. Ngjarja ndodhi në unazën e qytetit të Librazhdit dhe alarmoi banorët. Automjeti i cili drejtohej nga mjeku Avni Marta është shkrumbuar plotësisht, por nuk pati njerëz të lënduar, sepse drejtuesi dhe pasagjerët e braktisën  me shpejtësi.

Familja Marta po shkonin për të festuar ditëlindjen e djalit dhe sipas policisë shkaku i ngjarjes ka qenë një defekt në paketën elektronike. /abcnews.al