Një automjet në Lezhë është përfshirë nga flakëtr e zjarrit teksa ka qenë i parkuar pranë banesës. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 05:35 në lagjen “Skënderbeg”.

Sipas Policisë së Lezhës, automjeti që mori flakë ishte tip Benz me targa AA066BI në pronësi të 28-vjeçarit me iniciale K.H. Nga veprimet paraprake të policisë, dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një shkëndije të sistemit të rrjetit elektrik.

Për pasojë ka vetëm dëme materiale në pjesën e përparme të mjetit. Pritet ekspertiza për përcaktimin e shkakut të saktë. Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë vazhdojnë veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

/tvklan.al