Një makinë ka marrë flakë mëngjesin e sotëm gjatë lëvizjes te mbikalimi i Rinasit.

“Me datë 26.09.2024, rreth orës 08:05, te mbikalimi i Rinasit, ka marrë flakë në lëvizje e sipër dhe është djegur automjeti tip “Volksëagen”, me drejtuese shtetasen A. K., dhe si pasojë ka vetëm dëme materiale. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit”, thotë Policia.

/tvklan.al