Një automjet në lëvizje është përfshirë nga flakët e zjarrit në aksin rrugor Qafë Thanë – Përrenjas.

Mjeti tip “Mercedes-Benz” është djegur tërësisht. Nga ngjarja nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Shkaqet e rënies së zjarrit në makinë nuk dihen ende, por paraprakisht dyshohet për defekt teknik.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për dokumentimin e plotë të ngjarjes. /tvklan.al