Një makinë ka marrë flakë teksa ishte duke lëvizur. Ngjarja ka ndodhur në Fier dhe policia sqaron se mjeti drejtohen nga A.K.

Sot rreth orës 13:50, në lagjen “Sheq i Madh”, Fier, në ecje e sipër ka marrë flakë automjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin A.K”, njoftojnë autoritetet.

Më tej bëhet me dije se paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në mjet. Ndërkohë është ngritur një grup hetimor dhepo punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes./tvklan.al