Një makinë ka marrë flakë në bulevardin “Gjergj Fishta”. Policia e Tiranës njofton se  fatmirësisht ka vetëm dëme materiale dhe drejtuesi i mjetit nuk ka pësuar lëndime.

Më datë 10:01.2021, rreth orës 12:20, në bulevardin “Gjergj Fishta”, si pasojë e një shkëndije elektrike ka marrë flakë në lëvizje mjeti me drejtues R.S., 25 vjeç, ku ka vetëm dëme materiale. Nuk ka probleme drejtuesi i mjetit”, njoftojnë autoritetet.

Më tej mësohet se grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për zbardhjen e rrethanave të saj./tvklan.al