Një makinë është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme në Tiranë. Policia njofton se rreth orës 17:40, në rrugën “Jordan Misja”, një makinë në lëvizje ka marrë flakë.

Forcat e rendit bëjnë me dije se makina drejtohej nga 27-vjeçari me iniciale M.H., dhe raportohet vetëm për dëme materiale.

Forcat e policisë kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave të këtij incidenti. /tvklan.al