Një automjet është përfshirë nga flakët e zjarrit në kryeqytet. Ngjarja ka ndodhur në Unazë të Madhe në zonën e Shkozës.

Këto janë pamjet e dërguara në rubrikën “Kallëzo” në tvklan.al, ku duket automjeti tip Ford Fiesta që ka marrë flakë në pjesën e përparme.

Nga zjarri nuk raportohet për persona të lënduar. Dyshohet se ngjarja ka ndodhur si pasojë e një defekti teknik.

Në vendngjarje shkuan forcat zjarrfikëse dhe policia. /tvklan.al