
Merr flakë makina, shoferi dhe pasagjerët arrijnë të dalin në kohë nga mjeti
18:47 26/01/2023
Një automjet është përfshirë nga flakët e zjarrit në By-Passin e Murrizit në Burrel, mbi fshatin Bastar.
Në pamjet e siguruara, automjeti është djegur gjatë lëvizjes. Fatmirësisht, shoferi dhe pasagjerët mundën të dilnin nga mjeti në kohë dhe nuk kanë pësuar asnjë lëndim.
Shkak i zjarrit dyshohet të ketë qenë një defekt teknik, tejnxehja e motorit të automjetit. /tvklan.al