Merr flakë makina, shqiptari gjendet i karbonizuar

Merr flakë makina, shqiptari gjendet i karbonizuar

11:41 19/09/2019

Një 56-vjeçar shqiptar është gjetur i karbonizuar brenda një makine të djegur. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në ishullin Rodos të Greqisë mëngjesin e së martës.

Shqiptari, identiteti i të cilit nuk është bërë publik, ishte i martuar dhe baba i një vajze.

Sipas mediave greke, 56-vjeçari u gjet i ulur në sediljen e shoferit brenda makinës së tij tip Hyundai të shkrumbuar nga flakët. Forca të shumta policore dhe zjarrfikëse shkuan në vendngjarje.

Viktima ishte i paidentifikueshëm për shkak se trupi ishte shkrumbuar. Por, identiteti i tij u zbulua nga targat e automjetit të djegur, që rezultuan në emër të shqiptarit.

Nga hetimet e policisë greke ka rezultuar se 56-vjeçari kishte probleme financiare dhe ka të ngjarë që ai të ketë kryer një akt vetëvrasje.

Megjithatë, policia vazhdon të ketë dyshime. Kjo për shkak të ekzistencës së një videoje, ku duket se zjarri dyshohet që ka nisur jashtë automjetit dhe më pas flakët u përhapën me shpejtësi brenda mjetit. Hetuesit janë në pritje të analizave nga ekspertiza mjeko-ligjore. /tvklan.al

LAJMET

Të ngjashme

KPT
KPT
UKT
UKT
Doktori