Një automjet është përfshirë nga flakët mbrëmjen e kësaj të hëne në Fier. Burime paraprake të policisë thonë se bëhet fjalë një automjet Volkswagen që drejtohej nga E.M. Makina mësohet se mori flakë në ecje.

Ngjarja ndodhi rreth orës 21:25, në lagjen “15 Tetori”. Për shuarjen e flakëve në vendin e ngjarjes shkuan shërbimet e zjarrfikëses dhe policia.

Dyshimet paraprake janë se shkak për zjarrin është bërë një defekt në motor, megjithatë për përcaktimin e saktë të shkakut po punon një grup hetimor.

/tvklan.al