Një automjet rulot ka marrë flakë në lëvizje në aksin Levan-Tepelenë në afërsi të fshatit Rromës të Mallakastrës.

Mjeti rulot tip Opel po drejtohej nga turisti italian R.Z. 67 vjeç. Ky i fundit mundi të dalë nga automjetit në kohë dhe nuk pësoi lëndime. Zjarri shkaktoi vetëm dëme materiale.

Shkak i zjarrit dyshohet të ketë qenë një defekt në mjet. Policia nisi verifikimet për të përcaktuar shkaqet e sakta.  /tvklan.al