Një zjarr në sipërfaqen perëndimore të oqeanit në Gjirin e Meksikës u shkaktua për shkak të rrjedhjes së gazit në një tubacion nënujor që e lidhte me platformën e naftës. Shpërthimi ndodhi rreth orës 5 të mëngjesit në zonën e naftës së Ku Maoob Zaap dhe u deshën më shumë se 5 orë për të shuar flakët.

Në këtë zonë, operon kompania e rëndësishme e naftës, “Petroleos Mexicanos” (Pemex) e cila iu referua incidentit si mosfunksionim elektrik dhe zbatoi menjëherë protokollin e sigurisë.

Fatmirësisht, nuk pati të lënduar nga ky incident, por hetimet po vazhdojnë. Zyrtarë të kompanisë janë shprehur se nuk ka ndodhur asnjë rrjedhje nafte në oqean, ndërsa nuk kanë shpjeguar se çfarë po digjej në sipërfaqen e tij.

Videoja virale tregoi flakë të zjarrta që dilnin nga uji dhe ngjanin si llavë e shkrirë në një formë rrethore. Aktivistët ambientalistë e liderë demokratë u hodhën menjëherë në sulm kundër autoriteteve që vendosin ligjet për kompanitë e naftës duke bërë thirrje për krijimin e një Marrëveshjeje të Gjelbër të Re./tvklan.al