Një pikë grumbullimi gomash makinash ka marrë flakë mbrëmjen e sotme në Fushë-Krujë. Deri tani bëhet me dije se nga flakët janë djegur mijëra goma dhe situata është tepër e rëndë për shkak të flakëve dhe ndotjes që kanë shkaktuar.

Sipas Klan News, pranë pikës së grumbullimit të gomave ndodhen disa banesa dhe një kabinë elektrike, por për momentin nuk rrezikohen nga flakët. Në vendin e ngjarjes kanë shkuar forcat zjarrfikëse dhe po punojnë për shuarjen e flakëve.

Për shuarjen e flakëve, krahas zjarrfikësve të Fushë-Krujës është kërkuar ndërhyrje edhe nga Durrësi dhe Tirana./tvklan.al