Një skaf është përfshirë nga flakët mesditën e sotme rreth orës 11:30 në Borsh të Himarës.

Mjeti lundrues ka qenë rreth 200 metra larg bregut kur mori flakë. Policia thotë se skafi në pronësi të qytetarit me iniciale M.V. pësoi shkëndijë elektrike, gjë që shkaktoi edhe zjarrin.

Nga ngjarja nuk u lëndua asnjë person, por pati vetëm dëme të pjesshme materiale në skaf. Tvklan.al sjell pamje nga vendngjarja të filmuara nga pushuesit, të cilët i kanë denoncuar në rubrikën “Kallëzo” pranë redaksisë sonë. /tvklan.al