Një automjet taksi është përfshirë nga flakët e zjarrit mëngjesin e kësaj të premteje.

Ngjarja ka ndodhur pranë mbikalimit të Kamzës në Tiranë. Sipas pamjeve të dërguara nga qytetarët në rubrikën “Kallëzo” në tvklan.al, taksia u përfshi nga flakët në lëvizje.

Nga zjarri nuk ka persona të lënduar por vetëm dëme materiale.

Shkaqet e ngjarjes janë të paqarta, teksa pritet përfundimi i hetimeve nga grupi hetimor. /tvklan.al