Ndërtimi i statujës më të lartë në botë po shkon drejt fundit në Indi.

Në momentin e përfundimit, statuja do të jetë 182 metra e lartë. Gjithçka po bëhet në nder të Sardar Vallabhbhai Patel, një hero në përpjekjen indiane për pavarësi në shtetin Gujarat.

Deri atëherë Tempulli i Budës në Kinë, 128 metra i lartë, mbetet statuja më e lartë në botë.

I gjithë projekti për ndërtimin e statujës më të lartë në botë i ka kushtuar Indisë rreth 430 milionë dollarë.

“Statuja e Unitetit”, siç quhet ndryshe kjo statujë, do të inaugurohet më 31 Tetor nga Kryeministri i Indisë, Narendra Modi.

Në momentin e përfundimit, statuja e veshur me bronz, ndërtimi i së cilës filloi në vitin 2013, do të jetë dy herë më e lartë se Statuja e Lirisë në SHBA. /tvklan.al