Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën duke postuar një video në lidhje me procesin e rindërtimit në Thumanë. Rama thotë se kjo qytezë tashmë po merr formë pas tërmetit që ndodhi në Nëntor të 2019-ës.

“Mirëmëngjes dhe me Thumanën ku po merr formë përditë e më të plotë qyteza e bukur e Rilindjes pas tërmetit shkatërrimtar, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama në Facebook.

Thumana ishte një prej zonave më të prekura nga tërmeti. Të shumta ishin banesat që u shkatërruan si pasojë e lëkundjeve, dhe fatkeqësisht në këtë zonë pasi edhe humbje jete. /tvklan.al