Vrau me sende të fqinjin në Vlorë

Një 25-vjeçar i akuzuar se disa ditë më parë vrau fqinjin e tij, përfundoi në prangat e policisë. Bëhet fjalë për një ngjarje të ndodhur më datë 29 Prill, pranë një karburanti në zonën e quajtur “Pusi i Mezinit”, në Vlorë.

Një konflikt për motive pronësie u bë shkak që 25-vjeçari me iniciale J. L., të godiste me sende të forta 60-vjeçarin B.M. Ky i fundit u dërgua në gjendje të rëndë në spital, ku dhe ndërroi jetë.

Që prej krimit, policia e kishte shpallur në kërkim të riun, për të cilin Gjykata e Vlorës kishte vendosur masën arrest me burg, për akuzën e vrasjes me dashje. Këtë të mërkurë, autoritetet policore njoftuan arrestimin e tij. /tvklan.al