Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Wiesbaden Gjermani, falë shkëmbimit të vazhdueshëm të informacionit, u bë i mundur arrestimi në Gjermani i Andi Jankos, 36 vjeç, banues në Korçë, duke u finalizuar me ekstradimin e tij drejt vendit tonë.

“Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga ZQK Interpol Tirana, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Korçë, me vendimin e datës 01.03.2017, e ka dënuar këtë shtetas me 12 vite burg, për veprën penale “Mashtrimi me pasojë të rëndë”, kryer më shumë se një herë. Janko iu dorëzua Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve”, thotë Policia e Shtetit në një njoftim për mediat./tvklan.al