Plagosën me armë zjarri një 27-vjeçar

Dy të rinj përfunduan në prangat e autoriteteve policore në Lezhë, si autorë të dyshuar të një plagosjeje me armë zjarri të ndodhur më shumë se 1 muaj më parë.

Bëhet fjalë për dy 25-vjeçarë me iniciale K. P. (Sh.), dhe K. N., të dy të dënuar më parë. Arrestimi i tyre u bë pasi më 28 Shtator plagosën me armë zjarri një 27-vjeçar. Ngjarja në fjalë ndodhi në lagjen SMT, tek “Ura e Cenit” dhe sipas policisë, erdhi pas një konflikti për motive të dobëta.

I riu mbeti i plagosur rëndë, ndërsa autorët u arratisën. Për ta, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lezhë ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale “Vrasja me paramendim, e kryer në bashkëpunim, mbetur në tentative” dhe “Armëmbajtja pa leje”./tvklan.al